Felaj nënkryetare, PS cakton krerët e komisioneve parlamentare

Politike

Partia Socialiste ka ndarë kryetarët e Komisioneve Parlamentare për legjislaturën e re. Gazetarja Esiona Konomi mëson se Nasip Naço është propozuar si kryetar i Komisionit të Sigurisë. Klotilda Ferhati është propozuar të jetë kryetare e Ligjeve, ndërsa Mimi Kodheli pas marrjes së mandatit të lënë nga Najada Çomo do të drejtojnë Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ermonela Felaj është propozuar që te jetë nënkryetare e Kuvendit. Eduart Shalsi do të jetë në krye të  Komisionit për Ekonominë dhe Financat,  Arben Pëllumbi tek Veprimtaria Prodhuese ndërsa Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare tek Shëndetësia.