Aktualitet

Manastirliu telefonon homologun maqedonas: E sigurova për gatishmërinë tonë, për t’i ndihmuar në këtë moment të vështirë

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu, thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj maqedonas Venko Filipçe. Shefja e shëndetësisë shqiptare i ka siguruar fqinjët për gatishmërinë e vendit tonë për t’i ndihmuar në këto momente të vështira.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan ministrja.

Prokuroria Themelore në një deklaratë zyrtare që ka bërë paraditen e sotme, ka njoftuar zyrtarisht se 14 pacientë që po trajtoheshin për Covid-19 në spitalin modular të Tetovës kanë ndërruar jetë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, me 5 prokurorë që po hetojnë së bashku në vendngjarje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?