Rama mbledh grupin e ri parlamentar

Politike

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme grupin e ri parlamentar në pritje të nisjes së seancës së parë në Kuvend të premten.

Raportohet se deputetët socialistë kanë mbërritur në selinë rozë që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës i të majtëve.

Mbledhja e grupit vjen pas mbledhjes së asamblesë, ku PS zgjodhi kryesinë e re dhe sekretarët, ndërkohë që Rama prezantoi qeverinë e re që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Seanca e parë në Kuvend të premten do të drejtohet nga Luljeta Bozo, ndërsa drejtimi i Kuvendit i është besuar Lindita Nikollës.