Politike

Monika Kryemadhi uron 17-vjetorin e themelimit të LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu ka uruar sot të gjithë simpatizantëve të LSI, 17-vjetorin e themelimit. Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se misioni vazhdon dhe se të gjithë ato gra, burra e vajza që luftojnë për atë që LSI përfaqëson duhet të festojnë sot.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMADHIT:

Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon.

Më 6 shtator të vitit 2004, presidenti Ilir Meta, asokohe i sapolarguar nga Partia Socialiste themeloi bashkë me të tjerë mbështetës Lëvizjen Socialiste për Integrim. LSI u drejtua deri në prill të 2017-ës nga vetë Meta, i cili më pas u drejtua për në presidencë dhe partinë ia besoi Petrit Vasilit. Pas zgjedhjeve, LSI u drejtua nga Monika Kryemadhi e cila është edhe sot kryetare e partisë duke u bërë e para femër që drejton një parti politike në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?