Amerikanët janë penduar që i dhanë votën Joe Biden

Bota

Sipas një sondazhi të ri, një e pesta e votuesve që shënuan emrin e Joe Biden në fletën e tyre të votimit janë penduar për zgjedhjen që kanë bërë.

Në një sondazh të kryer nga Zogby Analytics  20 për qind e votuesve të Biden rezulton se janë penduar për zgjedhjen e tyre, 4 për qind nuk janë të sigurt dhe 76 për qind ende kanë besim në komandantin e përgjithshëm.

Gati tre në dhjetë (29%) republikanë që votuan Biden janë penduar po ashtu, ndërsa një e pesta (20%) e demokratëve ndjejnë të njëjtën gjë bashkë me 14% e të pavarurve.

Burrat kishin më shumë gjasa të pendoheshin për votën e tyre sesa gratë – 27% e meshkujve kanë ndërruar mendje për zgjedhjen që bënë të shoqëruar nga 13% e femrave ndienin të njëjtën gjë.

Të rinjtë dhe pakicat gjithashtu kishin më shumë gjasa të pendoheshin për votën e tyre. Më të penduarit në këtë rast ishin latinët, 33 për qind e të cilëve nuk e mbështesin më presidentin të pasuar nga 25% e afrikano –amerikanëve.