NDOCAJ: Asgjë e re nga fronti i Sulltan Surrelit!

Aktualitet

Nga Eduart NDOCAJ

Asgjë e re nga fronti i Sulltan Surrelit!

“Rama 3“, ngjan me një bord ujësjellësish, pasi në këto borde sipas raportimeve të mediave janë strukur shumë personazhe femrërore si mundëi për të marrë rrogën.

Vëllëzërit e mi shqiptarë!

Gjithmonë kam qenë i bindur se Rama është kryeministri më i padenjë në historinë e pluralizmit, ndaj dhe shpreh keqardhjen për degradimin e ekzekutivit shqiptar në manekinë që i shërbejën interesave të mafias dhe oligarkisë.

Me prezantimin e emrave të ministrave të rinj, kryeministri klloun bëri shfaqjen e radhës, duke u shfaqur aspak impenjues për rezultate dhe objektiva qeverisëse, por të vetmin angazhim pohoi afganizimin e vendit.

Sot, kur vendi është në krizën më të thellë politike të këtyre 30 viteve, dhe disa nga objektivat strategjikë janë në regres, kryeministri në delir të plotë nga megapushteti, u ofron shqiptarëve një ekip të padenjë dhe krejtësisht qesharak.