Ofendoi Adem Jasharin/ Analisti reagon ashpër kundër qeverisë së Kosovës

Rajoni

Analisti Blerim Latifi në Kosovë ka reaguar ashpër pas lajmit se Albin Kurti ka zgjedhur si ambasador të Kosovës në Tiranë, Idriz Zeqirajn. Zeqiraj njihet për qëndrimet fyese ndaj heronjëve të luftës së Kosovës.

Teksa thekson se Zeqiraj ka fyer Adem Jasharin analisti Latifi tha: “Ku i gjëni këto fundërrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore? Idriz Zeqiraj i propozuari për ambasador i Kosovës, jo më larg se në 2017, paska bërë një shkrim ofendues për Adem Jasharin. Paska kërku që aeroportit të Prishtinës ti hiqet emri i Adem Jasharit dhe qenka shprehur se “Adem Jashari ka mbingarkesë reale me shtatore, buste, sheshe, rrugë, objekte gjithfarëshe, madje edhe të atyre kulturore, që përbën paradoks. Për të Adem Jashari është një luftëtar i thjeshtë lokal dhe vlerësimi që i bëhet figurës së tij është i tepërt. Kam një pyetje për qeverinë e Kosovës: “Ku i gjeni këto fundërrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore.? “ shkruan Latifi.