Aktualitet

Masat e reja/ Karantinë 10 ditore kush futet në Shqipëri

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli është shprehur se janë marrë disa masa shtrënguese për të parandaluar shpërndarjen e Covid 19.

Më poshtë disa nga masat e reja:

Nga data 1 Shtator/ Ora policore nga ora 23:00 deri në orën 06:00

Nga 6 Shtatori, kush do të hyjë në Shqipëri lejohen të futen në vend qytetarët që kanë pasaportë vaksinimi, provë të kalimit të Covidit ose testin PCR. Këto janë të vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë transit.

Shqiptarët që kthehen nga vendet e ndryshme në Shqipëri, duhet të izolohen për 10 ditë dhe të bëjnë një test në fund të periudhës së karantinimit.

Vaksinim i detyruar për mjekët, mësuesit dhe pedagogët dhe studentët. Të gjithë duhet vaksinohen deri në 30 shtator dhe të paraqesin pasaportën e vaksinimit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?