”Biden është një mbeturinë e paaftë”

Bota

Mbërritja e trupave të 13 ushtarakëve amerikanë të cilët humbën jetën nga shpërthimet e ndodhura në aeroportin e Kabulit sollën trishtim dhe dhimbje te familjarët dhe miqtë e tyre.

Djali im ishte një nga marinsat që vdiq pardje. Ai po përgatitej të kthehej në shtëpi për të qenë me gruan e tij dhe lindjen e djalit të tij. “- ishin fjalët e nënës së një marinsi amerikan 20-vjeçar i cili ishte viktimë e sulmit.

Ajo nuk ngurroi të quante presidentin e vendin Joe Biden ‘një plehrë e paaftë’ dhe tha se ishte në gjumë në momentin kur u njoftua për vdekjen e djalit.

”Ato plehra të paafta e dërguan djalin tim në vdekje. Ata erdhën dhe më zgjuan në katër të mëngjesit për të më thënë që djali im kishte vdekur,” tha ajo.

Gjithsej 13 ushtarë u vranë në një sulm vetëvrasës jashtë aeroportit të Kabulit. Të Dielën, Presidenti Joe Biden mbylli sytë dhe uli kokën në shenjë nderimi para arkivolëve të mbështjella me flamurin amerikan, me trupat e 13 ushtarëve amerikanë të mbërritur me avionë ushtarakë në bazë të Dover në Delaware. (d.a/dosja.al)