Bashkia Shkodër shpall fituesin e blerjes së klubit të futbollit të Vllaznisë

Sport

Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”: Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë. Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%.

Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë. Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë e tre) lekë pa TVSH. 55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH.

 

Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë.

Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1.Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk.

2.Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk.

Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëve blerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO, sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 Gusht 2021.

1

2

3

4)