Politike

Vaksinimi me detyrim i pedagogëve dhe studentëve, Boçi: Rama paaftësinë e mbulon me deklarata denigruese

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar lajmin që dha sot kryeministri Edi Rama, ku studentët dhe pedagoget do të duhet të bëjnë vaksinën anti-covid, në të kundërt nuk do të hyjnë në auditorë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Boçi theksoi se Rama pafytyrësisht kërkon që të mbulojë dështimet duke bërë deklarata detyruese.

“Nuk jam vaksinuar, unë mendoj se qytetari duhet ta zgjedh vetë kohën dhe detyrimin. Ende flasim për shifra të ulta të vaksinimeve, dhe nuk duhet të bëhen deklarata detyruese. Pafytyrësisht vetë kërkon që ta mbulojë me deklarata detyruese. Është e udhës që pedagoget dhe studentët të kryenin vaksinimin, siç kemi kërkuar me mësuesit. Habitem se pse kaq muaj me vonesë dalim me deklaratë krejtësisht të vonuar. Duket se është bërë ritual që vetëm Rama deklarohet ministrat heshtin. Ai mendon se kështu do vazhdojë.”, -tha Boçi.

Mes të tjerash Boçi tha se deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19, ku shifrat e infektimeve këto ditë janë rritur ndjeshëm.

 

 

 

“Nuk ka masa nga ana e qeverisë. Komiteti i Eksperteve nuk bëri ndonjë ndryshim. Këtu duhet gjendur përputhjeje mes alarmit të qeverisë dhe të kryeministrit. S’ka rakordim të emergjencave civile, siç është rasti i pandemisë. Studentët dhe pedagogët duhet të ishin vaksinuar me kohë. Shpresojmë dhe urojmë që situata të jetë e lehtë dhe të angazhimit të njerëzve që të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ne si parti nuk kemi qenë kundër vaksinimit, por qeveria duhet të gjejë mënyrën e qasjes te kategoritë e caktuara. S’ka pasur politikë konstate të qeverisë për vaksinat. Duhet të ishte qeveria ajo që duhet t’i kishte orientuar. Sot do të kishte kërkesë nga njerëzit për t’u vaksinuar. Kemi shtrënguese nga vendet e BE dhe udhëtimi kushtëzohet nga pasaportat e vaksinimit.”, pohoi Boçi.

Mes të tjerash ai tha se do të kryejë vaksinën anti-covid. “Sigurisht. Pjesa e mosvaksinimit nuk ka qenë pjesë e neglizhimit tim, por radha s’ka arritur në atë pjesën time si pedagog. Se nuk dua që ta bëjë si politikan. Si unë ka njerëz të tjerë.”. tha ai.

Duke u ndalur tek vendimi i ministrisë së Shëndetësisë për shtyrjen e fillimit të viti tytë ri shkollor, Boçi theksoi se ministrja Kushi shtyhu vetëveten. “Ajo tha se nga java 1 deri në 13 do të behej mësimi plotësues. Papritmas pati një deklaratë të ministres me parimin; ‘ça themi në darkë se themi në mëngjes’. Motivet ishin banale. Zgjatja e këtij procesi tregon se ministria nuk ka asnjë plan. Nxënësit s’kanë marre njohurite e duhura ne shkolla. Mesimi online, deshtim”, tha ai.

Po ashtu deputeti Boçi u ndal edhe te Këshilli Kombëtar i PD-së që pritet të mblidhet ditën e hënë.
“Mbledhja e Këshillit Kombëtar është procedurë zgjedhore e natyrshme pas zhvillimit të Kuvendit të PD. Këshilli është organ vendimmarrës më i lartë. Zgjedh kryesinë, kryetarin e Këshillit Kombëtar, më pas zgjedh edhe ekipin që do të drejtojë betejën pas datës 13. Jemi brenda afateve kohore, në zbatim të statuit. Kjo forcë politike kërkon që të vitalizohet, të marrë në dorë frenat.”, tha deputeti i zgjedhur i PD.

Demokrati shtoi ndër të tjera se javën e ardhshme nuk priten surpriza me krijimin e qeverisë së re.
“Nuk mund të kemi surpriza, pasi ministrat janë në hije. Kemi vetëm një që flet (Rama).”, theksoi Boçi.

“Ligji se ndalon zotin Berisha që të jetë pjesë e grupit parlamentar. Ai është pjesë e debatit publik dhe politik. Jemi në fazën e parashtrimit dhe jo të vërtetimit. Janë kërkuar fakte nga Berisha. PD s’ka marrë asnjë iniciativë për këtë pozicion, pasi s’ka ligj që e ndalon. Pse duhet të bëhet mbledhje?! S’ka mbledhje në parti së kujt i takon mandati, kujt i takon mandati është vendosur kur është bërë lista vendimi i SHBA është marrëdhënie, çështje në evolucion. Kemi një padi ligjore dhe dhënia e fakteve s’ka avancuar. Gjendja s’ka ndryshuar deri në momentin kur PD ka paraqitur listën dhe zoti Berisha është shpallur deputet si unë. Mandatin në rastin kur unë e marr ka menaxhim politik dhe personal. Dje patëm një dorëheqje mandati të çuditshme, të detyruar apo jo, s’dihet (Mandati i Najada Çomos). Paraqitet në KQZ kërkesa. Mandati është i marrë, ka një menaxhim personal. Unë e gjykoj që do të shkojë në parlament. Nëse do të shkelja apo do të merrja vendim personal, vendimi është i mandatit tim. Marrja e një mandati është votuar nga njerëzit në mënyrë unanime dhe është vendim i tij për të qenë pjesë apo pjesë e grupit parlamentar.”, përfundoi Boçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?