Balluku: Në muajin nëntor nisin punimet për aeroportin e Vlorës

Aktualitet

Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se në muajin nëntor nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

E pranishme në mbledhjen Speciale e 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), ministrja tha se pas shumë studimesh qeveria vendosi të hap këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve

“Fakti që hapëm aeroportin e Kukësit. Ne ndërkohë që pandemia nuk kishte fund kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës, porta për në jug të vendit. Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve, Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri. Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, tha Balluku.