Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme

Politike

Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme, kemi një skuadër kampione, mesazh për të larguarit

“Qeveria e re do të shpallet javen e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçart që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës. Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.