Erion Braçe mat rrugët e Myzeqesë: Janë nga 4.60 deri në 4.70 metra!

Aktualitet

Zv.kryeministri Erion Braçe u ka vënë metrin rrugëve të Myzeqesë pas kërkesave që ka marrë në rrjete sociale. Në Gradishte Arteriea rrugët sipas Braçes janë nga 4.60 deri ne 4.70 metra, kurse rruget nëpër lagjet e brendshme të fshatit janë  3.80 deri ne 4.20 metra;

Postimi i Braçes:

Puna vlen! Nderi e dinjiteti gjithashtu! Fyerjet, sharjet, mllefi, shpifjet i kthehen pas pruresit me te pare! Sic e kerkon e sic e meriton! Me kerkese te klienteve banale te Facebook, thashe ti ve metrin rrugeve;

Kerkesa erdhi nga ata qe kurre nuk kane bere ndonje pune ne jeten e tyre, Ingjinieret e fejsbukut, te cilet, nxijne pas cdo pune, plasin pas cdo vepre! Ne Gradishte Arteriea Kryesore eshte nga 4.60 deri ne 4.70 METRA; Ne Gradishte rruget neper lagje te brendeshme te fshatit jane nga 3.80 deri ne 4.20 METRA; Ne Gungas arteria kryesore dhe unaza qe te con neper lagje te fshatit eshte nga

4.20 deri ne 4.30 METRA! Pra as 3 e as 3.5 meter! VO: tani ftoj gjithe ingjinieret e fejsbukut te udhehequr nge dy Euqenet, keshilltari leqendar i partise qe ka ardhur te ndricoje Myzeqene me injorancen epike te tij dhe Dordomuzin, patjeter Dordomuzin, te shajne e fyejne, rrahin cilindo qe perdor rruget e reja!