Talebanët nuk do të lejojnë evakuime pas 31 gushtit

Bota

Talebanët nuk do të lejojnë një shtyrje të afatit të evakuimit. Ishte vetë Presidenti i SHBA, Joe Biden që vendosi 31 gushtin si afatin e fundit për evakuime teksa zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen deklaroi se kjo është vijë e kuqe që duhet respektuar.

Në rast se shkelet ky afat, zëdhënësi i talebanëve paralajmëron pasoja për SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Në fakt talebanët kërkojnë që me hyrjen e shtatorit të mos ketë më asnjë forcë perëndimore në Afganistan.

Gjithsesi Biden e pranoi se po bisedon me talebanët për zgjatje të afatit, por ai shpreson se nuk do të duhet diçka e tillë. Ndërkohë në aeroportin e Kabulit situata nuk është aspak e qetë teksa pas një sulmi të papritur sot në portën veriore u vra me armë zjarri një roje afgan dhe u plagosën tre të tjerë.

Më parë janë vrarë edhe 20 persona në tentativë për t’u larguar me avion apo gjatë përleshjeve me armë në aeroport.

 

(BalkanWeb)