Kaos në Nice-Marseille, si tifozët u futën për një shishe uji në stadium

Sport

Nice-Marseille ka qenë reklama më e keqe e mundshme e Ligue 1 që këtë vit ka mbledhur yjet kryesisht tek PSG.

Skena lufte prodhoi sfida në Francë e cila u ndërpre disa minuta para fundit pasi Dmitry Payet u godit me një shishe uji në kurriz nga tifozët vendas.

 

Por sulmuesi francez nuk hezitoi dhe iu kundërpërgjigj duke ia hedhur mbrapsht shishen e ujit. Pas këtij gjesti, tifozët e Nices vërshuan në fushë dhe sulmuan lojtarët e Marseille, por dhe këta të fundit nuk ngurruan të përgjigjen.

Pasojat duken tek qafa e Matteo Guendouzi dhe Luan Peres të cilët dolën nga fusha me gërvishtje dhe skuqje në qafë. Duket se ata janë përleshur fizikisht me kundërshtarët.

Po ashtu i nervozuar u duk dhe trajneri argjentinas i Marseille, Jorge Sampaoli që nuk po përmbante dot nervat.

 

Ndeshja deri në momentin e ndërprerjes ishte 1-0 në favor të Nice, por për shkak të sjelljes së tifozëve rrezikohet që fitorja t’i jepet në tavolinë Marseilles, edhe pse rrezikohet që dhe këta të fundit të marrin dënim.

(BalkanWeb)