Presidenti Meta uron besimtarët bektashianë

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot besimtarët bektashianë me rastin e Festës së Ashures.

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!” shkroi Presidenti në Fb, krahas një fotoje me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Hysenit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh, luftëtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.