Drejtuesit e PSG-së të pakënaqur me sjelljen e Sergio Ramos

Sport

Në një skuadër të mbushur me yje, është tepër e vështirë t’i menaxhosh, sepse emri dhe fuqia e tyre i kalon ato të stafit me trajnerin në krye.

Krisja e parë vjen me Sergio Ramos. Sjellja e ish-kapitenit të Real Madrid nuk po u pëlqen drejtuesve parizienë. Ramos nuk po impenjohet maksimalisht në stërvitje, kur atij i duhet të rikuperohet plotësisht dhe ndoshta debuton në një ditë me Messin më 29 gusht në ndeshjen e katërt të kampionati francez kundër Reims në transfertë.

Trajneri Pochettino mund të mos i japë një vend në formacion nëse ai nuk tregon formën më të mirë në stërvitje. Marquinhos dhe Kimpembe duket se do t’ia bëjnë gjërat vërtet të vështira Ramosit.

Mbrojtësi spanjoll është stërvitur individualisht. Gjatë dy muajve të fundit Ramos ka luajtur në vetëm një ndeshje zyrtare: në gjysmëfinale të Championsit me fanellën e Real Madrid kundër Chelsea-t.

 

 

Për më tepër, Luis Enrique, trajneri i Spanjës, nuk e grumbulloi për “Euro 2020”. Mund të jesh yll, por në moshën 34-vjeçare dhe në një ekip të ri, prozhektorët nuk drejtohen më vetëm te Sergio Ramos.