Znj ambasadore, a e dini kush jane komunistet shqiptare, pinjolle te familjeve te krimineleve qe moren jete?

Aktualitet
Nga Alba Kepi
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Shqiperia po digjet nga zjarret, plehrat, emigrimi!
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Ne Shqiperi, u krye sic thoni, stervitja me e madhe amerikane ne Ballkan pas Luftes se Dyte Boterore, por nga keto baza ushtarake nuk u mundesuan ne kohe e as ne mjete mbrojtja e jetes, tokes e shtepive te mberthyera nga flaka. Do mjaftonte nje avion me uje e nje skuader ekspertesh.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Po, Shqiperia ndjek rrugen per te rimekembur vendin nga termeti i 2019, por nderkohe po neperkemben shqiptare te tjere, pronare trualli e banesash qe po prishen per te ndertuar fshatra termetesh.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Zgjedhjet e 25 prillit sic thoni, “nuk qene te persosura e problemet do sherbejne per te siguruar standarte te larta ne zgjedhjet e ardhshme”, por nderkohe shqiptaret po presin pergjegjesit qe ia transformuan voten. Pa njohur autoresine e tyre si mund te kuptojme e pretendojme sigurine e standartit te se ardhmes?
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Per ju reforma ne drejtesi po jep rezultate reale, per ne, e verteta eshte se Shqiperia vazhdon te klasifikohet ne raporte boterore si vend me nje korrupsion te larte, rryshfet institucional e nen kontroll te krimit. Numri i operacioneve financiare te dyshuara per e nga Shqiperia per riciklim parash te pista eshte ne rritje me shume se kurre, e trafiqet ilegale jane burimi i tyre.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Se fundmi keni futur ne fjalorin tuaj fjalen komunizem. Po na perdorni Dear Ambassador, po perdorni dashurine amerikane qe kane shqiptaret antikomunist, qe me Zerin e Amerikes ndertuan shpresen deri ne rrezimin e diktatures.
A e dini kush jane komunistet shqiptare, pinjolle te familjeve te krimineleve qe moren jete, burgosen, persekutuan e grabiten me mijera jete, shume prej tyre sot ende pa varr e majft prej tyre gra e femije? I keni ne krah cdo dite ne takime fotografike, selfie miqsh, darka e dreka private. I gjeni ne drejtimin e institucioneve me kyce, ne poste diplomatike, ne kolltuqe nga ato me te paguarat nga shteti e ente nderkombetare. Hidhini nje sy please, per pak minuta mund te gjeni shume me teper te verteta se kaq!
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Shqiperia eshte vend pjellor me uje e burime natyrore qe duhet te sillinin frutat madhore te pasurise se saj ekonomike, por sot gjendemi akoma duke uruar perfundime hidrocentaralesh, e zemra e Shqiperise po helmohet nga tymi e pirgjet e plehrave.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Per respektin e cdo shqiptari antikomunist, please mos e perdorni me fjalen udheheqes. Per 50 vite diktature e 30 vite post diktature, hija e tij eshte pengu qe po na mban nen etiketen “vend ne zhvillim”.
Nuk kemi nevoj per udheheqes, por kerkojme rrugetim e rrugetar me moralin e nje udhetari qe ndjek yjet e jo dunat e reres.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Ju kerkoni nje vend joshes per te rinjte, ndersa prinderit shqiptare kerkojne te mos qajne femijet qe emigrojne. Nepotizmi, korrupsioni, paaftesia, rekomandimi jane shkaqet e mundesive te pamundura. Hidhni nje sy please, ne institucione, ministri, drejtori, borde, keshilla, komitete, ambasada e do te keni nje harte te plote te familjeve qe drejtojne vendin ne trekendeshin shtet-biznes-media.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Po eshte e vertete na ka ardhur ne maje te hundes me metodat e vjetra, por qe te shpetojme kemi nevoje per partnere qe zbardhin problemet te vjetra e te sotme, e jo i fshehin.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Nuk mbulohet dielli me shoshe e ai duket qe ne sabah!