Yuri Kim e para ambasadore amerikane lesbiane, por pse mbahet e fshehtë?

Aktualitet
Yuri Kim e para ambasadore amerikane lesbiane, por pse mbahet e fshehtë?
Nëse shikoni në faqen zyrtare online të ambasadës amerikane në Shqipëri te jetëshkrimet e drejtuesve të ambasadës, do të mësoni se zëvendësambasadori Damien Smith është i martuar (me një femër) dhe ka dy fëmijë. Gjithashtu jepet informata se familja e tij ka edhe dy mace.
Për ambasadoren Yuri Kim nuk thuhet nëse është e martuar ose jo. Madje nuk thuhet nëse ka qen ose mace. (Nuk e di nëse kjo gjë ka të bëjë me faktin që në ishullin e Guamit nga vjen ajo ka një traditë të ngrënies së qenve dhe maceve?)
Në të vërtetë Yuri Kim është zyrtarisht e pamartuar. Por ajo bashkëjeton me një femër dhe është çudi që kjo gjë nuk thuhet zyrtarisht sepse në rastin e Ambasadorit Richard Grenell thuhej se ai ishte i fejuar me një mashkull. Madje Grenell bëri përpjekje të mëdha që ta vinte emrin e të fejuarit të tij në listën zyrtare diplomatike, por kjo gjë nuk u pranua nga Departamenti i Shtetit. Megjithatë është bërë një kompromis për raste të tilla, që emrat e bashkëjetuesve të të njëjtit seks të diplomatëve të lartë të përmenden në jetëshkrim por të mos figurojnë zyrtarisht në listën diplomatike.
Pra Yuri Kim ka të drejtë që të shënojë në jetëshkrimin e saj zyrtar emrin e femrës me të cilën bashkëjeton por nuk mund të dalë në krah të saj në pritjet diplomatike.
A thua që ngurimi i ambasadores amerikane të jetë shkaktuar ngase autoriteti i saj do të dëmtohej në sytë e shqiptarëve nëse pohonte një orientim seksual që në një shoqëri konservatore shihet me sy të keq?
Është interesante që ambasadorja amerikane e cila ka folur për mbrojtjen e të drejtave të LGBTIQ nuk ka folur kurrë për përgjegjësinë që kanë njerëzit e këtij komuniteti për të luftuar pedofilinë brenda rrethit të tyre./Kastriot Myftaraj