Protestë 24 orëshe për subvencionin e naftës

Aktualitet

Punonjësit e këtij shërbimi publik në varësi të bashkisë Shkodër e kanë marrë këtë vendim pas rritjes së çmimit të naftës si dhe për mos rimbursim të saj nga ana e bashkisë.

Drejtuesi i kompanisë së transportit publik në Shkodër Melidion Dervishi shprehet se në këto kushte shërbimi i transportit publik është i pamundur.

Në një reagim lidhur me protestën për transportin publik, Bashkia Shkodër bën të ditur se i është përmbajtur kontratës dy paleshe lidhur me pretendimet e punonjësve, ndërsa për subvencionimin e naftës do te rishikohen dhe vlerësohen kriteret që i përmbahen aktit normativ për licencën.

Drejtuesit e Shoqatës së autobusëve shprehen se nëse kërkesat nuk merren parasysh atëherë protesta mund të përshkallëzohet.