Kadilli/ Zjarret nuk shuhen me mbledhje pasi janë ndezur.

Aktualitet Shkrime

Nga Fatbardh Kadilli

Zjarret nuk shuhen me mbledhje pasi janë ndezur.
Zjarret nuk shuhen me mbledhje. Zjarret parandalohen. Kapaciteti kontrollues i zjarreve planifikohet. Por zjarret kanë përfshirë vendin. Pas Fierit, një katastrofë ekologjike, Karaburuni po bëhet shkrumb.

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe ambiente të jashtme

U bënë tashmë dekada që jemi në hartën e zjarreve të stinës së nxehtë. Por, ende kapacitetet parandaluese dhe ato kontrolluese i kemi me “inshallah” nuk bie zjarr. Ja që bie, ja që ndonjë dhe e ndezim vetë.
Një helikopter nuk mjafton. Të presim rradhën kur të shuhen zjarret gjetke nuk është zgjidhje. As fakti që zjarre bien kudo nuk është përgjigje. Përgjigje janë masat e munguara parandaluese dhe kontrolluese. parandaluese dhe kontrolluese.

Mund të jetë një imazh i natyra

Mbështetje maksimale për ata që luftojnê me zjarret.
Por, e pafalshme për qeverinë. Dëmi ekologjik, material është shumë më i shtrenjtë se helikopterët dhe mjetet moderne. E pamë dhe gjatë tërmetit këtë neglizhencë.