Adriana Kalaja: Yuri Kim është palë me krimin, do ankohemi në Senat

Intervista

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti, e  cila sipas tyre i ka penguar për depozitimin e një kërkesë në dikasterin që ajo drejton pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po kështu nën akuzë sipas Adriana Kalasë duhet të jenë dhe 4 efektivë policie, që kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj anëtarëve të Aleancës. Por nuk është ndalur me aq. Pas akuzave ndaj ambasadorit Luigi Soreca, Kalaja ka akuzuar dhe Yuri Kim se është bërë palë me krimin, duke paralajmëruar një shkresë drejt Senatit amerikane lidhur me mosveprimet e saj.

Çfarë pret SPAK që të çjoë për gjyq videon kur nis shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda. Kriminelët erdhën për të vrarë, Policia ishte pa numër identifikimi. Ka shumë shkelje. Ne e quajmë shpërdorim detyre nga SPAK që merret me çështje të tjera. Shumë shpejt do t’i drejtohemi Senatit amerikan për të gjithë veprimet e paligjshme që bën ambasadorja Yuri Kim. Që nuk reagon sa herë shkelet Kushtetuta, pra është bërë palë me krimin. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Do vijë një moment që bandat kriminale do të marrin fëmijët e tyre peng. Duhet të jemi të gjithë bashkë kundër krimit,”-u shpreh ajo para mediave.

FJALA E PLOTË PARA MEDIAVE:

“Margariti kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Ministrisë së Kulturës. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme psikologjike ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e padjeshme kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës. SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve. Çfarë pret SPAK që të çjoë për gjyq videon kur nis shembja e Teatrit me artistë dhe qytetarë brenda. Kriminelët erdhën për të vrarë, Policia ishte pa numër identifikimi. Ka shumë shkelje. Ne e quajmë shpërdorim detyre nga SPAK që merret me çështje të tjera. Shumë shpejt do t’i drejtohemi Senatit amerikan për të gjithë veprimet e paligjshme që bën ambasadorja Yuri Kim. Që nuk reagon sa herë shkelet Kushtetuta, pra është bërë palë me krimin. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Do vijë një moment që bandat kriminale do të marrin fëmijët e tyre peng. Duhet të jemi të gjithë bashkë kundër krimit.