Letër publike : Arrestoni autorin e krimit ,Pilo Shanto , z Prokuror !

Aktualitet

Letër publike : Arrestoni autorin e krimit ,Pilo Shanto , z Prokuror !

Drejtuar : Prokurorit te çështjes z. Bajram Breçani, Prokuroria e Tiranës

Prokurorit të Përgjithshëm z Olsian Çela

Këshilli të Lartë të Prokurorisë

Avokatit të Popullit Znj. Erinda Ballanca

Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për Reformën në Drejtësi

Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi

Ambasadores së SHBA në Shqipëri SH.T.Z Yuri Kim

Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, SH.T.Z. Luigi Soreca

Të nderuar zotëri !

Që në datën 18 shkurt 2018 Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë që une përfaqësoj dhe familjaret e martirëve, kemi depozituar ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë një kallëzim penal për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid lidhur me masakrën komunistë të njohur “Masakra e Bombës në Ambasadën Sovjetike”, ku ne vitin 1951 ne mënyrën me te paligjshme të mundshme, u rrëmbyen nga banesat e tyre në Tiranë dhe u pushkatuan pa gjyq 22 qytetarë të pafajshëm. ndërkohe që familjet e tyre u internuan. Qe prej asaj dite çështja është ende në prokurori pa përfunduar hetimi .

Nga informacioni jonë hetimi i kësaj çështje është bllokuar për arsye jo ligjore nga akuza shqiptare. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ,deri sa ajo funksiononte, hetimi as nuk filloi kurrë . Tetë prokurorë te sajë, përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm aktual z.Olsian Çela, kanë dhen dorëheqjen pa nis fare hetimin.

Aktualisht kallëzimi i ka kaluar prokurorisë së Tiranës dhe hetimi i është ngarkuar Prokurorit Bajram Breçani . Nga komunikimi jonë një nga pretendimet e bllokimit te këtij hetimi nga prokuroria është se : autorët e krimit nuk janë me gjallë gjë qe nuk është e vërtetë. Ne kallëzimin tone ne kemi shkruar edhe emra te autorëve te krimeve qe janë gjallë, njeri prej te cilëve është edhe ish drejtuesi i lartë i Sigurimit të Shteti , Pilo Shanto që ka hartuar listat dhe ka urdhëruar arrestimin e 22 viktimave të këtij krime dhe shume të tjerëve qe i shpëtuan pushkatimit por u burgosen e internuan, që nga informacionet tona është i gjallë dhe jeton ne SHBA dhe i kemi kërkuar prokurorisë ta ekstradojë e ta hetojë si një nga artorët kryesorë te krimit gjë qe nuk ka ndodhur . Ditët e fundit media po i bën jehone një libri të tij kushtuar fitoreve të Sigurimi i Shtetit ndaj shërbimeve sekrete amerikane e britanike gjate luftës së ftohet ,të botuar pak dite me parë duke konfirmuar botërisht qenien gjallë dhe i afte mendërisht . Mendoj që ky fakt publik e detyron prokurorinë të nis procedurat e ekstradimit dhe arrestimit te tij si auto i krimit gjë kjo e faktuar me prova shkresore të firmosura prej tij.

Prandaj ne këto kushte i kërkojmë Prokurorit Breçani te nis me një herë procedurat ligjore për vendosjen e tij përpara drejtësisë për krimin e kryer .

I kërkojmë institucioneve te tjera qe u drejtohemi me ketë letër publike te ndërmarrin çdo akt ligjor në zbatim te ligjit qe detyron hetimin dhe dënimin e krimeve kundër njerizimit dhe gjenocidit sipas ligjit shqiptar dhe konventave ndërkombëtare.

I kërkojmë ne mënyrë të veçantë Ambasadores se SHBA, Shkëlqesisë se Sajë Znj . Yuri Kim te beje çdo përpjekje qe ky autor i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit që jeton në SHBA të kthehet në Shqipëri dhe te vihet par drejtësisë për krimet e kryera . Duke përfituar nga rasti përsërit Shkëlqesisë së Sajë kërkesën time te vazhdueshme qe SHBA të mos strehojë e përkrah autorët shqiptarë të krimeve të komunizmit , krime kundër njerizimit dhe gjenocid.

Si përfundim dua te theksoj se bërja gjalle publikisht e autorit te masakrës se Bombës në Ambasadën Sovjetike i heq akuzës shqiptare çdo mundësi për të justifikuar mos hetimin dhe ndëshkimin e krimeve te komunizmit .

Mbetemi në pritje të veprimeve konkrete ligjore nga prokuroria . Çdo justifikim apo zvarritje, si deri tani , do të konsiderohet nga ne si shpërdorim detyre dhe përpjekje për të përkrahur autoret e krimeve te komunizmit , gjenocid dje krime kundër njerizimit .

Kryetari

Nebil Çika