Pamje të rënda, motori i ‘Shqiponjave’ hyn me të kuqe te Komuna e Parisit dhe përplaset me makinën

Aktualitet
Pamjet janë të rënda dhe tregojnë sesi edhe pse janë ata, efektivët e Policisë ata që ndalojnë qytetarët për shkeljen e Kodit Rrugor dhe atij Penal, ky është rasti ku ka ndodhur e kundërta.

TIRANË– Dosja.al sjell pamjet e aksidentit që ndodhi të dielën mbrëma në kryeqytet, ku dy efektivë të Forcave Shqiponja, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë hyrë në kryqëzimin tek “Komuna e Parisit” me semaforin që ishte me të kuqe. Në video, shihet momenti kur motori i parë i forcave “Shqiponja” hyn me shpejtësi në kryqëzim dhe përplaset me një makinë që ishte duke ecur në korsinë e saj, ndërsa menjëherë më pas, një motor i dytë iu vjen në ndihmë.

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë sesi edhe pse janë ata, efektivët e Policisë ata që ndalojnë qytetarët për shkeljen e Kodit Rrugor dhe atij Penal, ky është rasti ku ka ndodhur e kundërta. Fatmirësisht, të dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi që po drejtonte automjetin me të cilin u përplas motori i Policisë nuk ka marrë dëmtime. 

Por edhe pse kanë kaluar 4 ditë, ende nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit. Institucioni që paguhet me taksat e qytetarëve për të bërë transparence, e ka fshehur ngjarjen, duke vënë në dyshim edhe ekzistencën e saj. Por sicc mund ta shihni edhe në pamje, aksidenti ka ndodhur. Por a ka fajtorë? A ka përgjegjës? Pse u fsheh ngjarja duke favorizuar hapur dy efektivë ndërsa në rastin kur të përfshirë janë qytetarët, pa uniformë dhe mbrojtje nga ligji, atëherë ka një vullnet të papërthyer për të zbatuar ligjin. A është policia sot me dy standarte?/ Dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?