Manaj bëhet personazhi kryesor i mediave spanjolle.

Sport

Rei Manaj është kthyer brenda pak minutash në personazhin kryesor të mediave spanjolle falë paraqitjes mbresëlënëse të tij në radhët e ekipit të Barcelonës në miqësoren ndaj Gimnastik. Ndeshjet e para miqësore zakonisht nxjerrin në pah paraqitje të veçanta të lojtarëve të ekipeve të dyta të klubeve të mëdha në mungesë të titullarëve, por paraqitja e Manajt ka qenë e admirueshme dhe portalet e gazetave sportive spanjolle e kanë kthyer shpejt atë në personazhin kryesor.

“Marca”, në artikullin për ndeshjen në fjalë shpjegon se në radhët e katalanasve kishte dy emra që spikatën, Jusuf Demir i kërkuar nga Kuman, si dhe Rei Manaj. “Shënoi duke treguar saktësi dhe teknikë të madhe. Ishte me shpatulla nga porta dhe në anë, bëri një gjysmë kthese dhe lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke çuar topin ngjitur me shtyllën. Një tjetër lojtar i akademisë që shfrytëzoi mundësinë që iu dha. Sulmuesi shqiptar regjistroi një tregolësh”, shkruan ndër të tjera “Marca” duke bërë të qartë se tashmë Kuman ka shënuar në listën e tij edhe emrin e sulmuesit.

Marca

“AS” ndërkohë vendos titullin “Mbreti ishte Manaj”, duke bërë lojë fjalësh me emrin e sulmuesit që në Spanjisht përkthehet mbret. Në artikullin e saj kujton se Manaj është në shitje dhe do të largohet nga skuadra e për klubin do ta ketë të lehtë ta shesë pasi ka nuhatjen e golit, siç e tregoi sot.

Sdsdssdsd

“Mundo Deportivo” shpjegon se Kuman sot ia zgjidhën ndeshjen lojtarët e akademisë, ndërsa Manaj si një “9 e pastër” shkëlqeu me tre golat e tij.

 

 

Mundo Deportivo

Edhe katalanasja “Sport” i thuri elozhe lojtarit, duke saktësuar se me këtë paraqitje, Barcelona pritet të ketë së shpejti oferta nga klube të tjera përveç Famalikao nga Portugalia që ka kërkuar shërbimet e tij./panorama sport

Sport

Sport 2