Kaos në Brazil, “Copa Libertadores” kthehet në përleshje

Sport

 Një përleshje masive në fundin e ndeshjes të Atletico Mineiro-Boca Juniors, të kujton përrallat e së kaluarës së shekullit XX në futbollin e Amerikës së Jugut: protesta, koka të nxehta, shpirtra të tensionuar dhe në fund kaos.

Kështu ka ndodhur edhe kësaj here në Brazil, për 1/8 finale të “Copa Libertadores”, ku u përleshën lojtarët dhe stafi argjentinas në njërën anë dhe oficerët e sigurisë së stadiumit në anën tjetër. Si përherë në këto raste, askush nuk fiton.

Shkaku i trazirave ishte kryesisht tensioni i madh i lojtarëve gjatë ndeshjes, ku pjesa e parë përfundoi 0-0, por në pjesën e dytë u anulua një gol i shënuar. Me atë rast VAR ndërhyri, duke sinjalizuar një pozicion jashtë loje për gjyqtarin dhe nga ai moment, nervozizmi midis lojtarëve të Boca Juniors ishte gjithnjë e më i dukshëm.

Për të përcaktuar skuadrën fituese u kaluar në gjuajtjet e penalltive. Brazilianët e Atletico Mineiros qenë më të saktë dhe fituan 3-1, duke u kualifikuar për më tej. Por në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, protagonistët e ndeshjes e humbën durimin.

Për të shpërndarë “boksierët” e rastit, policia ushtarake përdori spray. Zyrtarët e zbatimit të ligjit arrestuan 8 anëtarë të Boca Juniors midis stafit dhe lojtarëve, të cilët me pas u liruan. Çështja sigurisht nuk është e mbyllur, me video që vazhdojnë të shfaqen, në mbështetje të njërës apo tjetrës skuadër.

 

https://twitter.com/FootyAccums/status/1417755148491927553?s=20