Rikthehet normaliteti në Lungomare, pas protestës 24 orëshe kundër orës policore

Aktualitet

Pas një dite duke mos ofruar asnjë shërbim, për shkak se kërkonin shtyrje të orës policore për muzikën, sot lokalet në Lungomare i janë rikthyer punës normalisht.

Prej 24 orwsh, bizneset nw zonwn e Lungomares nuk ofruan shwrbim, pasi nuk janë dakord me orën policore për muzikën, sepse u largon turistët.

Nga sot kjo orë shkoi nga 22:00 në 23:00, mirëpo as me këtë shtyrje pronarët nuk kanë qenë dakord, e për këtë dolën në protestë mbrëmjen e djeshme, duke vendosur qiri dhe me pankarta në duar ‘Mos na prekni klientët’.

Pronarët kërkojnë që të kenë në sfond muzikë deri në orën 00:00, si dhe ora policore të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit.