Kadilli: Protesta edhe të dhunshme nëse është nevoja

Politike

Deputeti i PD-së i zgjedhur në qarkun e Lezhës, Mark Marku, për të disatën herë në diskursin e tij ka thënë se duhet të ketë protesta kundër qeverisë dhe regjimit të kryeministrit Rama.

I ftuar në “Log” ai tha se PD duhet të kishte organizuar protesta, pasi qytetarëve shqiptarë iu vodh vota.

“Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë të shuash shpirtin e protestës. Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”.

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ishte edhe më i ashpër duke thënë se po të jetë nevoja duhet të bëhen edhe protesta të dhunshme kundër qeverisë.

“Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”, tha ai.