Basha mesazh për festën e Kurban Bajramit: Lutjet tuaja qofshin të pranuara!
Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, me anë të një mesazhi ku lutet që sakrificat e tyre të jenë të pranuara.
‘Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
LEXO EDHE:
Konfrontimi në Lungomare për muzikën/ Si u nda Edi Rama me Vlorën
Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!
Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!
Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’