Rama në Dimal, i bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, varianti i ri është agresiv

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen. Teksa ka qënë në qendrën e vaksinimit në Dimal, bashkë me ministren e shëndetësisë, Ogerta Manasatirliun, ai u shpreh se vetë është vaksinuar dhe nuk ka asnjë problem.

Rama paralajmëroi se varianti i ri i Covid, DELTA është shumë agresiv, ndaj duhet të marrin dozën e vaksinës, kushdo që nuk e ka kryer.

RamaAjo që vlen për tu nënvizuar është se Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para për sa i përket efikasitetit. Varianti i ri është agresiv, përhapet shpejt është i rrezikshëm kur kap ata që nuk janë të vaksinuar. Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm, mirëpo e bën të dobët përballë individit. Në raste kur preket një person i vaksinuar, shanset që të shkojë në spital janë 0. Vaksinohuni, vaksinohuni. Këtu po flet një i vaksinuar, këtu jam s’kam asnjë problem. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë.