Pas Vlorës, nisin protestat në Lezhë! Pronarët e bizneseve kërkojnë heqjen e masave kufizuese

Aktualitet

Ditën e sotme protesta nga ana e bizneseve kanë nisur dhe në Lezhë. Bizneset e prekura nga ora policore janë ngritur së bashku në protestë, për të kërkuar heqjen e masave kufizuese.

Përballë Bashkisë së qytetit, pronarët e lokaleve dhe ato të dasmave kërkojnë shtyrje të orës policore. Njësoj si në Vlorë, biznesmenët kërkojnë që ora të shtyhet deri në 01:00. Nëse nuk do kenë reagim, ato kërcënojnë se do ulin qepenat siç kanë bërë bizneset në Vlorë.

“Kërkojmë që të shtyjë orarin e të paktën deri në orën 01:00.Ky kufizim na ka dëmtuar edhe moralisht dhe ekonomikisht, dasmat e darkës nuk bëhet, na fusin në ngatërresë dhe me klientët”, tha një pronar.

“Papërgjegjshmëria e këtij shteti po na ballafaqon me njerëzit që kanë prerë biletet janë nisur nga jashtë shtetit dhe na vijnë këtu dhe na gjejnë të papërgatitur, është i vetmi muaj që munojnë, penalizohen shumë zinxhirë pas nesh, të mos mendojmë se jemi e vetmja palë e dëmtuar, janë dyqanet e mishit, ushqimoret, bulmetoret. Nuk merremi kush punon e kush punon, qeveria të tregohet e përgjegjshme ndaj nesh”, tha një tjetër.