Organizata rinore ‘Guxo’ padit në SPAK Partinë Socialiste

Aktualitet

Organizata Rinore ‘Guxo’ ka depozituar padi në SPAK për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve.

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, padisin në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale. Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK.

Pas depozitimit të padisë në SPAK, Arlind Ahmetaj, përfaqësuesi ligjor i organizatës ‘Guxo’ deklaroi se janë 162 të rinj që kanë ngritur padi dhe ata kërkojnë dëmshpërblim dhe dënimin e personave përgjegjës.

“Ne kërkojmë dënimin e personave përgjegjës, fshirja e të dhënave nga serverat privatë ose publikë dhe dëmshpërblimin e 162 paditësve. Ky është akti i parë ligjor. Kërkesa është e detajuar. SPAK ka përgjegjësi për të marrë dhe për të hetuar të gjitha rastet e shkeljeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, tha Arlind Ahmetaj, avokat i qendrës.

(a.b)/dosja.al