Erion Veliaj: Nuk do lejohen shitësit e fiqve dhe perimeve, prishin imazhin
Kryetari Bashkise se Tiranes Erion Veliaj ka zhvilluar nje takim diten e sotme me sektore te ndryshem te turizmit. Erion Veliaj vuri theksin tek mikepritja si nga qytetaret ashtu dhe nga bizneset, te turisteve qe kane filluan te vijne nga vende te ndryshme te botes. “Numri i turisteve kete vit pritet te jete teper i larte kete vit, per arsye se Shqiperia renditet ne vendet e para per nga numri i vaksinimeve ” – theksoi Veliaj.
Gjithashtu kryetari i bashkise i ndal dhe tek sherbimet dhe cilesia e tyre, qe bizneset duhet te ofrojne kundrejt vleres. “Bizneset duhet te pergatisin mire stafet e tyre, pasi kujdesi dhe cilesia e produkteve apo sherbimeve, ndaj turisteve duhet te jete i larte dhe konkurues ne cmim me vendet fqinje.
Ka plot agjensi trajnimi qe ofrojne kurse dhe programe trajnimi ne fusha te ndryshme te turzmit. Jeni te lutur ti ndiqni pasi turistet duan te gjejne sherbmin perendimor ne vendin tone. Duke pasur parasysh qe kaluam nje vit pandemik dhe turizmi ishte i mbyllur, tani eshte koha qe ne te kapercejme dhe limitet tona. Eshte koha per pune, eshte koha per cilesi. Puna jone e perbashket sot, do jete pasqyra jone per vitet ne vazhdim.”
Veliaj kishte dhe nje porosi per punonjesit e policise bashkiake ku nder “detyrat” qe u la kishte te bente me shitesit ambulante. “ Rregulli dhe pastertia te jete ne nje nivel te larte. Te kini parasysh qe shitesi duhet te shese ne dyqanin e vet ose ne tregjet qe bashkia ka percaktuar.
Te mos lejohen shitesit ambulant qe shesin trotuareve. Shitesit e fiqve, te perimeve etj, te shesin ne tregun agroushqimor. Eshte nje treg me kushte te larta dhe shume konkurues” – eshte shprehur Erion Veliaj.