Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e legalizimt të ryshfetit

Aktualitet
  • Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme para bulzave të bardha të spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’ se shteti nuk është për mëkatarët, për ata që derdhin gjakun e pacientëve apo ata që tallen me djersën e mjekëve. Rama shtoi se do të vazhdohet lufta brenda sistemit për të eleminuar parazitët dhe grabiqarët.
  • DEKLARATA E RAMËS:
  • Nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabiqarë, është arsyeja se dhe në spitale ne kemi filluar të vendosim dhe do të shtrijmë deri në fund, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të kontribuar. Jemi brenda të gjithë institucioneve, ku menaxhohen fondet publike, ku paguhen rrogat me taksat e qytetarëe dhe ku nejrëzit marrin shërbim. Nuk mund të ketë luftë mes të keqes, nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzektutiv.Lufta do të zhvillohet brenda, dhe vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi do të rritet solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë, ata të cilët bëjnë detyren. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën që është penguar të ngjitet, dhe do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt është e vështirë. Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të thellohet. Shteti nuk mund të jetë një refuggio pegatorio, për mëkatarët , nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve me lotët e familjarëve me djersën e mjëkeve. Ne kemi mundësinë që të synojmë se shëndetësia në Shqipëri të bëhet një pikë referimi në të gjithë rajonin. Kemi një trup infermierësh që meritojnë respekt, dhe këto elementë nuk mund ti poshtrojë një segment. Kemi dhe një lidership që nuk e kemi pasur asnjëherë në punën tonë në sistemin shëndetësor. Lidershipi shumë të apasionuar dhe ambicioz në shumë pika të sistemit, ky është fakt.
  • Kryeministri Edi Rama, e quan ‘paturpësi’ propozimin që erdhi nga mjeku Myftar Torba, për të legalizuar ryshfetin. I gjendur përballë bluzave të bardha në ambientet e spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama tha se mjeku kishte shumë kurajo që bëri një deklaratë të tillë.Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim sic e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. ‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë rryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve.’- tha Rama.