Aktualitet

Kapja nga “bishti” pasi kështu i duhet partisë në pushtet kompromenton drejtësinë e re.

Nga Gentian Cala
Lajmi për dërgimin në Gjykatë nga SPAK-u te ish Kryetarit te Bashkisë te Pogradecit dhe të 5 personave te tjerë dukej si shumë zhurmë për asgjë ose si gjueti e shtrigave ne kuadër te projeksioneve për zgjedhjet e ardhshme vendore. E gjitha ne kuadër te krijimit te një atmosfere te ndëshkueshmërisë nga organet e reja te drejtësisë. Pra mendjet diabolike bëjnë një te shtene e dy te vrara, shmangin një kandidat opozitar për zgjedhjet vendore dhe krijojne përshtypjen se drejtësia po gjuan peshqit e mëdhenj.

Une jam pro ndëshkimit te kujtdo qe ka abuzuar me paranë publike dhe nuk kam ndërmend te bej avokacinë e ndokujt, por nuk mund te jem dakord me propaganden fasadë, pabarazinë apo selektivitetin e organeve qe merren me zbatimin e ligjit. Mbushja e mediave me emrin dhe foton e një kryebashkiaku duket si “gjyq popullor” me urdhër e regji. Ne kohën e një qeverisje pa kontroll dhe me pushtet ekspansiv tejet te paimagjinueshme, drejtësia duhet te funksionoje kryesisht si frena ndaj abuzimit me pushtetin dhe me paranë publike.
Besimi ynë te këto institucione varet nga pavarësia e tyre nga politika dhe veprimi energjik ndaj kujtdo qe shkel ligjin, por ngjarjet e ditëve te fundit dhe jo vetëm, dëshmojnë se misioni i tyre ka tendencë qe te kompromentohet. Drejtësia e re duhet t’i shmanget akteve me porosi pasi e keqja nuk kapet për bishti, por nga koka, duke filluar nga abuzuesit madhorë. Dërgimi ne Gjykatë i ish-kryebashkiakut te Pogradecit, duket pak i motivuar (pengimi i zgjedhjeve ishte çështje krejt e debatueshme politike dhe ende ne shqyrtim nga Gj.K.-ja) dhe i ngjan asaj shprehjes “me dërgoi nëna qe te laj gojën”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?