Si e shkarkoi Çuçi Edlira Naqellarin 8 ditë më parë, si lidhet largimi me prangosjen
8 ditë më parë, në 2 korrik 2021, një lëvizje rutine është raportuar nga Ministria e Brendshme, ku ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, (Prokurimet Publike) në Ministrinë, Edlira Naqellari u shkarkua nga detyra.
Me firmë të ministrit Bledi Çuçi, Naqellari u largua nga posti që e mbante prej 3 vitesh për tu zëvendësuar nga njëra prej drejtueseve të njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.
Sot, 8 ditë pas largimit nga detyra, Naqellari është arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që kanë kryer abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 30 milionë euro.
Por si erdhi shkarkimi i saj vetëm 8 ditë më parë? A kishte dijeni Çuçi për hetimin e SPAK? Ministri e ka marrë detyrën që më dhjetor të 2020-ës dhe në rast pakënaqësie, shkarkimi do të kishte ardhur më herët. A u dekonspirua operacioni i SPAK?
(F.g/dosja.al)