Angli-Itali, “Wembley” i gjithë britanik por Evropa bën tifo për “azzurrët”

Sport

Brexit është ende një plagë e hapur në kontinentin e vjetër, po ashtu ndarja që UEFA i bëri këtij evropiani, ku Anglia dukshëm ishte më e favorizuar, teksa 6 nga 7 ndeshjet kishte mundësi të luante në shtëpi, ka sjell jo pak pakënaqësi në vendet e tjera anëtarë, që sipas mediave italiane përkthehet në suport për “azzurrët” e Roberto Mancini. Sipas një sondazhi të bërë nga “L’Equipe”: 69% e Evropës do të bëjnë tifo për Italinë, 20% janë me Anglinë ndërsa 11% janë të paanshëm.

Europa Ben Tifo Per Angline

Do të bëjnë tifo për Italinë edhe danezët të cilët u larguan nga ky turne me një shije të hidhur, me një penallti shumë të diskutueshme që vendosi fatet e sfidës përballë Anglisë. E sigurt është që edhe skocezët do të mbështesin “azzurrët”, pavarësisht se janë pjesë e mbretërisë së bashkuar: “Na shpëto Roberto, je shpresa jonë e fundit”, shkruan “The National”, e përditshmja më e madhe skoceze në faqen e parë, shoqëror me një montazh ku Mancini vjen në versionin e Ulliam Uollas, një nga kryengritësit më të famshëm skocez i cili ngriti një betejë të madhe kundër Anglisë me synimin për të shpallur pavarësinë e Skocisë.

Nacional

Pavarësisht dëshirës, fakt është që në fushë, Southgate dhe të besuarit e tij do të kenë pas krahëve afro 50 mijë tifozë britanik në Wembley ndërsa për Italinë janë në dispozicion 7500 bileta, 6500 mijë do të jenë rezident në Angli ndërsa 1 mijë tifozë do të vijnë nga Italia.
(BalkanWeb)