Prangat ndaj mjekëve janë humnera e spitaleve
Skerdjan Dhuli
Ditët e fundit është rikthyer debati mbi arrestimin e mjekëve saherë që akuzohen për korrupsion. Dhe debati është i njëjtë. Pse marrin bakshishe ? Mirëpo asnjëri nuk i hyn debatit në themel. Së pari, shteti. Si reagon shteti ndaj korrupsionit ? Ky debat nuk bëhet sepse çdo frymor dhe objekt mbi tokë e di që qeveria e Shqipërisë është më e korruptuara më Europë dhe nga më të korruptuarat në botë e kur vjedh i pari qeverisë, të tjerët poshtë janë statistikë. Çfarë do bëjë një mjek kur sheh se korruptohet km, ministri e drejtori i spitalit ?Do marrë para. Pikë.Në i refuzoftë do e quajnë të çmendur e unë njoh shumë nga këta të dytët. Le ta provojë shoqëria të zgjedhë një kryeministër të pakorruptuar dhe aty shihet merr apo nuk merr lekë mjeku. Së dyti. Ku çalon sistemi shëndetësor ? Tek korrupsioni i mjekëve ? JO. Kurrë. E kush nuk ka guxim të thotë këtë, nuk nuk e gjen kurrë problemin real. Sistemi shëndetësor vuan për investime.
Mjekët tanë kanë paga qesharake por ndërkohë punë 5 herë mbi normën e lejuar.Njëkohësisht ne kemi pothuajse jashtë funksioni spitalet rajonale. Pse korrupsioni më i madh është në qendrat terciare ? Sepse aty plasen pacientët e gjithë Shqipërisë. Për interesa të nuk thuhet se kujt, qeveria nuk ka sot asnjë spital rajonal (Shkodra e Durrësi janë të vetmet që shkojnë deri tek 70% e shërbimeve) që nuk referon pacientë për në Tiranë dhe aq shumë ndodh kjo saqë është kthyer si trend përcjellja për Tiranë. Së treti, Korrupsioni me drejtorët e spitaleve. Ja keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes: Pse disa mjekë në spitalet terciare janë kthyer në “oligarkët e spitaleve” ? Kjo është e gjitha në kurriz të kolegëve të tyre të ndershëm që janë shumicë dërrmuese por dihet prej se egziston njerëzimi që e mira nuk bën kurrë jehonë ndërsa e keqja është rrufe.
Këta mjekë e kanë të thjeshtë të bëhen pronarë spitali. I bien shkurt, korruptojnë drejtorin. Dhe çuditërisht shumica e pacientëve përfundojnë në duar të tyre. Krijimi i “super-mjekëve” brenda spitalit bën që kolegët të ndihem vetvetiu të diskriminuar. Psh. Guxon kush të flasë kundër mafjes farmaceutike ? Jo. Se ajo media që do e bëjë, do mbetet pa reklama dhe kjo përkthehet në faliment. Spitalet kërkojnë autonomi. Por unë sërish mbetem skeptik edhe për këtë sistem. Në Shqipëri është treguar se ne nuk jemi të aftë të menaxhojmë institucione autonome. Shembujt e OSSHE, ndërrmarjet e ujësjellësit etj janë tregues se korrupsioni dhe abuzimi pas autonomisë është më i lartë. Prangat ? Këto duhet të jenë të fundit kur bëhet fjalë për mjekët.
Sepse së pari ne nuk kemi rrezikshmëri shoqërore nga këta mjekë. Së dyti edhe nga ana juridike, nuk egziston mundësia për prishje provash apo largim nga vendi. Atëherë pse në burg ? Dhe e funditLe ta provojmë njëherë të mos japim lekë në spitale. Unë muk jap. Asnjëherë. Dhe kurrë nuk më ka kërkuar njeri. Atëherë pse ankohet për lekë ai që i ka dhënë vetë ? Dhe kujdesAtë frazën “nuk të prekin me dorë” nuk e pranoj nga askush sepse në këtë rast nuk e ka fajin mjeku po drejtori. Mjeku ka epror dhe nëse bën shkelje të tillë, një drejtor i ndershëm e i pa korruptuar ja gjen vendin menjëherë.