Facebook, Google dhe Twitter kërcënuan të heqin shërbimet e tyre në Kinë

Bota

 Një grup i kompanive teknologjike në Azi, i cili përfshin Google, Facebook dhe Twitter kanë paralajmëruar për heqje të shërbimit të tyre, nëse Kina do të ndryshojë ligjet e privatësisë. The Guardian shkruan se ky paralajmërin ka ardhur me anë të një letre drejtuar Kinës nga Koalicioni i Internetit të Azisë.

Ndryshimet e propozuara në ligjet e privatësisë në Hong Kong mund të “godisin” me “sanksione të rënda” qytetarët e Kinës. Në letër thuhet se e vetmja mënyrë që të shmangen këto sanksione është që kompanitë teknologjike të vetëpërmbahen nga ofrimi i shërbimeve në Kinë.

“Futja e sanksioneve drejtuar individëve nuk është në përputhje me normat dhe trendet globale. Mënyra e vetme për të shmangur këto sanksione për kompanitë e teknologjisë do të ishte të përmbahen nga investimet dhe ofrimi i shërbimeve të tyre në Hong Kong, duke privuar kështu bizneset dhe konsumatorët e Hong Kongut, duke krijuar gjithashtu pengesa të reja në tregti”, thuhet ne letër.

Hong Kong pa një valë të paparë të mashtrimeve  ose lëshimit publik të informacioneve private ose identifikuese për një individ apo organizatë  gjatë protestave masive pro demokracisë në Hong Kong në vitin 2019. Detajet personale u lëshuan nga partitë në të dy anët, me policinë, politikanët, gazetarët dhe aktivistët në shënjestër, si dhe familjet e tyre. Detajet e adresave të shtëpive të disa oficerëve dhe shkollave të fëmijëve u ekspozuan gjithashtu nga protestuesit anti-qeveritarë, disa prej të cilëve kërcënuan ata dhe familjet e tyre në internet.