Aktualitet

Shpërthimi i gazit në hotelin në Velipojë, gazetari tregon gjendjen e të plagosurve

Nga pavijoni i “Djegie Plastikës” në QSUET, gazetari Erion Skëndaj, ka treguar për “BalkanWeb”, gjendjen e nënës dhe tre fëmijës, që pësuan djegie të shumta trupore, si pasojë e shpërthimit të gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Gazetari thotë, se mjekët janë treguar tepër të rezervuar për këtë çështje dhe nuk kanë preferuar të prononcohen para kamerave. Ata i kanë transmetuar gazetarit se gjendja e 4 të plagosurve është kritike për jetën.

Më e komplikuar, është situata për dy vajzat e vogla të familjes përkatësisht të moshës 15 dhe 12 vjeç. Situata pak më e mirë, por jo jashtë rrezikut, paraqitet për nënën 40-vjeçare dhe vajzën e madhe, 19-vjeçare. Sipas gazetarit, pacientët ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, në gjendje shoku.

Skëndaj thotë se bluzat e bardha i kanë thënë familjarëve të të plagosurve, se është me rrezik transportimi i tyre, nga pavijoni ku ndodhen në një pavijon tjetër. Sakaq, duke iu referuar këshillave të mjekëve, Skëndaj tregoi se si duhet të veprojmë nëse prekemi nga zjarri. Fillimisht sipas tij, duhet të shuajmë flakët me një batenije, e më pas, të shpëlajmë trupin me ujë të pastër e të rrjedhshëm.

“Mjekët po tregohen të rezervuar. Jashtë kameras, mjekët thonë se është tepër kritike gjendja për dy të plagosurit në moshën më të re. Pak më mirë, por në gjendje kritike, është gjendja për 2 të plagosurit e tjerë, nëna 40-vjecare dhe vajza 19-vjeçare. Të katërt ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv. Mjekët kanë këshilluar që familjarët të mos lëvizen, sepse kalimi i tyre në një klinikë tjetër është i pamundur.

Pacientët ende nuk kanë dalë te shoku i pësuar. Këto lajme pozitive janë aq të vakëta sa në raportin final, të gjithë janë tepër të rënduar. Mjekët janë të traumatizuar nga ato që kanë parë dhe nuk duan të flasin për rastin konkret. Ne kemi pyetur mjekët se si duhet të sillen njerëzit që bien në kontakt me zjarrin. Sipas mjekëve, gjëja e parë që duhet të bëhet duhet të shuhen plagët me batenije dhe të lahet trupi me ujë.

Ajo që tërhoqi vëmendje gjatë bisedës me mjekun kirurg, ai pranoi që janë kthyer në një shqetësim rastet me djegie të gazit. Janë bërë një shqetësim, ata këshillojnë të bëhet kujdes dhe një paketë masash duhet të jetë për të gjithë, veprimi i parë shpëlarja me ujë të pastër”, tha Skëndaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?