Tartë me kunguj

Gatime

Nga: ZONJA ENEDIA

Për brumin:
250 gr miell integral
1 vezë
50 ml kos
1 lugë pluhur pjekës
100 ml vaj ulliri
Një dorë miks farash: lini/susami/lulëkuqesh/chia
Pak kripë

Për mbushjen:
4 kunguj
Një dorë bizele
5-6 kokrra domate të vogla
3 vezë
200 ml qumësht
100 gr djath
Kripë
Vaj ulliri

Ngjeshim brumin duke trazuar të gjithë përbërësit bashkë dhe më pas shtojmë miksin e farave. E lëmë brumin të pushojë për 1 orë në frigorifer. Hapim një petë dhe e shtrojmë në tavë duke vendosur një letër pjekje lartë dhe fasule ose oriz në mënyrë që brumi të mos fryhet shumë. E pjekim në 180 gradë për 10 minuta.

Grijmë kungujt dhe i lëmë të kullojnë duke i shtypur pak me dorë. I vendosim tek brumi bashkë me bizelet dhe djathin. Shtojmë vezët e rrahura me qumësht, kripë dhe pak vaj ulliri dhe mbi të vendosim domatet ne formë rrethore si dhe disa fara susami. E pjekim për 30 minuta nga lartë dhe 10 minutat e fundit nga poshtë./ BalkanWeb