Britania po regjistron viktima nga varianti Delta edhe pas vaksinimit të popullsisë

Bota

Britania po regjistron viktima nga varianti Delta i COVID-19 edhe pas vaksinimit të popullsisë.

Sipas një studimi, 29% e 42 personave që kanë humbur jetën nga varianti Delta, ishin vaksinuar me të dyja dozat. Me 25 qershor, kjo shifër u rrit  në 43% (50 nga 117).

Por për shkencëtarët  mund të jetë shqetësues fakti që shumica e njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të variantit Delta (B.1.617.2) ishin vaksinuar kundër Covid.

PHE ka theksuar se vaksina me dy doza është 94% efektive kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

Por rreziku i vdekjes nga Covid-19 varet më shumë nga mosha : përgjysmohet për çdo hendek të moshës nga gjashtë deri në shtatë vjeç. Kjo do të thotë që dikush i moshës 80 vjeç i cili është plotësisht i vaksinuar është njësoj i rrezikuar si 50 vjeçar i cili nuk është vaksinuar kundër Covid.

Sipas raportit të PHE, gjithashtu gati një e treta e vdekjeve nga varianti Delta janë persona të pavaksinuar mbi 50 vjeç, gjë që mund të jetë befasuese duke pasur parasysh fushatën e vaksinimit; për shembull, sipas OpenSAFELY  më shumë se 93% midis moshës  65-69 janë vaksinuar kundër Covid-19.

Por ka norma më të ulëta në zonat e privuara dhe për disa etni dhe komunitete që nuk kanë mundësi të vaksinohen.

Kjo ka rritur numrin e viktimave. Fushata e vaksinimit dhe efektiviteti janë të dhëna të  rëndësishme për vlerësimin e programeve të vaksinimit.