Osmani dhe Kurti bojkotojnë paradën e LGBTI

Aktualitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha shkurtimisht për Express, se Osmani është në takime.

“Në takime është”, tha ai, kur u pyet se a është duke marrë pjesë presidentja në këtë paradë.

Atje nuk është parë as kryeministri Albin Kurti.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, për mungesën e Kurtit në paradë, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij  teksti nuk ka kthyer përgjigje.

Në ndërkohë nga zyrtarët shtetërorë në paradë është parë vetëm deputetja, Adriana Matoshi.

Teksa ka qenë ambasadori amerikan Philip Kosnett ai i cili ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë./Express/