MEDIU: Ndarja nga jeta e Ish Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld është një humbje e rendë

Aktualitet

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reagur ne profilin e tij pas humbjes se jetes te ish Sekretarit te Shtetit, Donald Rumsfeld.

POSTIMI I PLOTE:

Të dashur miq,

🔹Ndarja nga jeta e Ish Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld është një humbje e rendë jo vetëm për bashkeshorten e tij Joyce dhe familjen, për SHBA që humbën një shtetar të mdh, por dhe për Ne shqiptarët se humbëm një mik te jashtëzakonshëm. 🔹Sekretari Rumsfeld dhe bashkëpunëtorët e tij ishin mbështetësit kryesor të antarësimit te Shqiperise ne NATO jo vetëm në administratën Amerikane por në Bruksel dhe vëndet aleate. 🔹Ai ishte një nga shtytesit kryesor për vizitën e Presidentit Bush me Tiranë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

🔹Sekretari Rumsfeld e vizitoj Tiranën jo vetem si Sekretar I Mbrojtjes por dhe si mik. 🔹Kam pas nderin të punoj dhe të jem mik me të, ta vazhdonim ketë miqësi edhe mbasi nuk ishim më ne detyrat tona perkatese të mbrojtjes.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

🔹Si sot 8 vjet më parë në vitin 2013 kisha nderin ta mirëprisja në Tiranë, ku dhe u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdhërin e lartë të Skenderbeut. 🔹Takoheshim cdo vit në Washington ku ai priste me kënaqesi miqtë nga Shqiperia.🔹U prehsh në paqe mik dhe shtetar i madh.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostum