Riker mbërrin në selinë e PD, do të takohet me Bashën

Aktualitet

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker (Filip Riker), ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Zyrtari i lartë i SHBA, pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën për rreth 45 minuta, ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën

Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku, ndërsa brenda e pret Lulzim Basha

Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.