Prokurori Ervin Karanxha kallëzon në SPAK Ben Blushin

Aktualitet

Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, kallëzon në Prokurorinë Speciale SPAK administratorin e medias kombëtare Top Channel Ben Blushi, dhe anëtaren e vettingut Valbona Sanxhaktari.

Kallëzimi ndaj tyre bëhet për 3 akuza: Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike, shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi është depozituar dje në Prokurorinë e Posaçme, ku prokurori i Tiranës akuzon Blushin se ka shantazhuar atë dhe familjarët e tij për tre muaj për shkak të një procesi gjyqësor që po gjykonte motra e tij në Gjykatën e Tiranës. Karanxha shkruan se Ben Blushi “dhe media e tij Top Channel” po i bëjnë presion për të fituar gjyqe në favor të tyre.

Madje, Prokuori i Tiranës shkruan se Top Channel ka shumë gjyqe në Gjykatat Shqiptare.

Gjithashtu, e kallëzuar është dhe anëtarja e trupës së vettingut Valbona Sanxhaktari. Prokurori Ervin Karanxha thotë në kallëzim se televizioni në fjalë ka nxjerrë të dhëna nga KPK në lidhje me procesin e Vettingut, ndërkohë që për to nuk ishte në dijeni edhe vetë subjekti.

Këtë e kanë pohuar dhe më herët avokatët e Prokurorit të Tiranës, të cilët janë shprehur se detaje nga hetimi i Ervin Karanxhës kanë dalë më parë në median Top Channel, ndërkohë që ato nuk i kishte mësuar vetë as subjekti i vettingut.

Ora News ka siguruar kallëzimin e Prokurorit Karanxha.

 61. Memo drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga ana e ProkuroritErvin Karanxha.2. Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.655, datë05.02.2021.3. Ekstrakt i Shoqërisë “TOP CHANNEL” SHA.4. Duhen sekuestruar urgjentisht pamjet filmike te Bar “Lavazza” mepronar shtetasen Vilma Nushi dhe pamjet filmike tek Stadiumi“Qemal Stafa” tek pjesa e Bar “Lavazza”, ne krah te Pallatit“Ambasador 3”. Duhen marre DVR dhe bere menjehere akti iekspertimit me qellim klonimin e tij per te marre te dhenat perkatese.5. Duhet sekuestruar pamjet filmike te Pallatit “Ambasador 3”.6. Sekuetrimin e telefonit te shtetasve Ben Blushi dhe ValbonaSanxhaktari si dhe kryerja menjehere e aktit te ekspertimit per teprovuar komunikimet midis ketyre shtetasve.7. Marrja nga sistemi TIMS i hyrjeve dhe daljeve nga Territori iRepublikes se Shqiperise se shtetases Valbona Sanxhaktari.8. Pyetjen e prokurorit Ervin Karanxha.9. Kallezimi i shtetasit Elvi Fundo si dhe pyetjen e shtetasit Elvi Fundo.10. Pyetjen e shtetasit Andon Dhima.11. Sekuestrimin prane Ministrise se Arsimit te dokumentave ne tecilat ka marre pjese Valbona Sanxhaktari nga ku del lidhja e shtetasitBen Blushi me juristen Valbona Sanxhaktari (marredhenie epor – vartes).12. Terheqjen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane teprocedimeve penale ne ngarkim te ish deputetit Ben Blushi dhehetimit e tij nga SPAK (tentative vrasje te Andon Dhima, falsifikimidhe pronat ne emer te shtetasit Ben Blushi dhe familjareve te tij dhehetimi ne lidhje me burimin e te ardhurave), ne nje procedim te vetemper shkak se kemi te bejme me prona te fituara nga nje ish deputetdhe minister dhe si te tille duhet te hetohen nga SPAK.Shenim (Pamjet filmike duhet qe te merren sa me shpejt se kamerat eStadiumit kane nje afat nje mujor memorie dhe kamerat e lokal“Lavazza 7 dite). Nga akti i ekspertimit nepemjet klonimit mund temerren te dhena ne dobishme per qellimin e hetimit.Me respekt.P R O K U R O R I Ervin KARANXH