Kuvajt/ Një person arrestohet sepse u ankua për motin

Bota

Një person i paidentifikuar me shtetësi egjiptiane është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në ‘Tik-Tok’ duke u ankuar për motin.

Mediat raportojnë se ai kishte publikuar një video ku dëgjohet duke u ankuar për stuhitë e rërës që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.

“Jam Brenda një stuhie rëre tani, nuk mund të shikoj asgjë. Mirë Kuvajt mirë.”– thotë ai në arabisht.

Ministri i Brendshëm deklaroi të dielën se personi pas videos u arrestua dhe iu referua autoriteteve të cilat do të marrin masat ligjore ndaj tij. Pas kësaj ngjarje disa përdorues të tjerë kanë postuar video duke ofenduar motin në këtë vend.

Jeta qytetare dhe parlamentare në shtetin e Gjirit Arabik është e gjallë. Megjithatë autoritetet njihen gjerësisht se përdorin krimin elektronik dhe ligjet e bëra për të përndjekur kundërshtarët dhe zërat kritikë.