A do shkarkohet Ardi Veliu? Rama: Hej, Zot i madh!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk do të largohet nga detyra. Mesa duket ai nuk është i përfshirë në reformimin që pritet t’i bëhet së shpejti Policisë së Shtetit. Në një konferencë me gazetarët tha se nuk kishte dalë në konferencë për të mbrojtur askënd, por vlerësimi i punës nuk bëhej me raste sporadike.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Refoma që deklaroni që do përfshijë Policinë, do përfshijë edhe Ardi Veliun

Rama: Hej, Zot i madh! Nuk e di, nuk di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst. Nëse ne do të niseshim, jo këtu në Shqipëri, por shtetet do të niseshin nga rastet për të hequr njerëz, nuk do kishte ngel njeri. Është vetëm një proces rritjeje. Nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç kishte para këtyre ngjarjeve. Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë ngrëniet e kokave. Edhe aty duhet të shikojmë reagimin e Policisë, kapcitetin e zbardhjes dhe ndalimin e autorëve. Nuk ka krizë në Policinë e Shtetit. Bazuar në fakte, kontekst dhe trende. Puna nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike. Çfarë mund të bëjë Policia mes dy fqinjëve që futen në sherr? Dini të ma thoni. Në cilin vend të botës…Armëmbajtja pa leje, nga pikëpamja legjislative kemi më të rëndin. Nga puna e Policisë, kemi një punë që e tregojnë faktet. Kemi problem me dënueshmërinë. Vreshti nuk ruhet sa duhet nga frika. Sheh rrushi-rrushin dhe piqet. Ky është fakti. Nuk kam dalë që të justifikoj asnjë. Jemi në një moment të rëndësishëm të vitit. Shqipëria ka një nga periudhat më të rëndëishme për ekonominë. Një ngjarje është arsye për të bërë analiza. Por nuk janë aryse për të dalë më idenë se këtu të gjithë vdesin po dolën në rrugë. Janë mijëra parcela që administrohen dhe kanë marrë sipas ligjit dhe nuk kanë asnjë problem. Janë disa me konflikte. Janë konflikte mes individëve. Ka mbaruar koha kur ke një shtëpi që e bën hotel, jo nuk ndodh. Plazhi është i qytetarëve, nuk e merr dot duke ardhur nga 7 radhë më tutje.