Si u bë i fashmëm pa folur një fjalë të vetme!

Kulture

Khabane Lama është i riu italian, i cili u bë i famshëm në ‘Tik-Tok’ pa folur asnjë fjalë të vetme duke ironizuar sfidat e pakuptimta që qarkullojnë në rrjet.

Ai humbi vendin e punës në një fabrikë, marsin e vitit të kaluar për shkak të pandemisë, ndaj dhe u detyra të kthehej në shtëpinë e familjes së tij në Italinë Veriore, ku babai i tij i thoshte të kërkonte një vend tjetër pune. Por ai vendosi që ti përkushtohej rrjeteve sociale, konkretisht ‘TikTok’-ut.

Ai tashmë ka 76.8 milion ndjekës në Tik-Tok dhe 25.8 milon njerëz në Instagram. Sipas New York Times, për shkak të popullaritetit të tij, ai së shpejti mund të bëhet një nga krijuesit më të paguar të përmbajtjes në TikTok nëse vazhdon me këtë ritëm.

“Njerëzit qeshin për shkak të shprehjeve të mia të fytyrës”, tha Khabane në një intervistë për Times.